Sulmohet me armë zjarri një person në Prishtinë

08:40 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se me sulmuesit kishte pasur disa probleme, shkruan Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe rasti është nën hetime.

”Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme