Google ADS

Sulmohet konsullata e Kosovës në Francë

11:02 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Konsullata e Kosovës në Strasbourg të Francës është sulmuar, më ç’rast është vjedhur flamuri i Republikës së Kosovës dhe është shkatërruar stema e shtetit.
Këtë e ka bërë të ditur konsulli i Kosovës atje, Edon Cana.

“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme në Strasbourg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit”, ka thënë Cana.

Ai ka thënë se “simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë!”.

“Duke i falënderuar autoritetet Franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme