Google ADS

Sulmohet gazetari serb teksa po fotografonte liqenin e Ujmanit, arrestohet i dyshuari

10:14 | 27 Qershor 2023
E.H

Një gazetar i nacionalitetit serb është sulmuar dje teksa po fotografonte liqenin e Ujmanit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ai është sulmuar nga një serb i cili dyshohet se edhe e ka kërcënuar dhe i’a ka marrë telefonin.

I dyshuari është arrestuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar.

“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme