Sulmohet fizikisht për çështje pronësore

11:21 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, i cili ka sulmuar një person tjetër për tokë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull dhe një tjetër i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor e kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raportin policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme