Google ADS

Sulmohet fizikisht një person zyrtarë në Lipjan

11:16 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Një person mashkull K/serb është arrestuar në Lipjan, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht  njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info

 

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Xhevdet Breznica, Lipjan 25.01.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht  njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme