Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Bozhevc, rreth orës 20:40, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se ankuesi dyshon se sulmi mund të ketë ardhur për shkak se i njëjti kishte lajmëruar policinë për vjedhjen e pyllit nga persona të ndryshëm.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, njofton policia.
Ndërkaq bëhet e ditur se nuk ka të arrestuar dhe se rasti është duke u hetuar.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Bozhevc, Ranillug 05.01.2024 – 20:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Ankuesi dyshon se sulmi mund të ketë ardhur për shkak se i njëjti kishte lajmëruar policinë për vjedhjen e pyllit nga persona të ndryshëm. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. “, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...