Google ADS

Sulmohet fizikisht një fëmijë në Mitrovicën Veriore

09:24 | 31 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Është sulmuar fizikisht një fëmijë në Mitrovicën Veriore nga persona të panjohur deri më tani, raporton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veriore, shkruan arbresh.info.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

 

“Rr. Xhon Kenedi 30.05.2022 – 18:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar (fëmijë) është sulmuar fizikisht nga të dyshuar deri më tani të pa njohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veriore. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme