Sulmohet fizikisht nga gjashtë persona në Prizren

11:13 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një person ishte sulmuar fizikisht nga gjashtë persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga 6 persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Arbresh.info/

Të ngjashme