Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

12:24 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në mesditën e sotme është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla.

Sulmin e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë, Florije Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Ajo tregon se tashmë me rastin po merren autoritetet.

“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha ajo.

Ndryshe Syla këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të deklaratave të tij për mërgimtarët, pa paragjykuar për rastin, gjë që duket se edhe ka acaruar dikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme