Sulmohet fizikisht gazetari shqiptar nga një femër (VIDEO)

10:34 | 11 Korrik 2017
arbresh.info

Genc Angjellari gazetar i emisionit “Stop” në Televizionin Klan në Shqipëri, është sulmuar fizikisht nga administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshëm spitalore “Euroteam” Mirela Topulli.

Siç raportojnë mediat shqiptare, gazetari Angjellari ishte marrë me investigimin e rrugës që bënin mbetjet spitalore dhe derdhjes së tyre në lumin Erzen,  skandal ky për të cilën kishin reaguar edhe Inspektorati i Mjedisit dhe Policia.

Lidhur me këtë çështje Angjellari ka kërkuar shpjegim nga administratorja e kompanisë “Euroteam” Mirela Topulli, e cila siç shihet dhe në videon më poshtë hidhet në sulm fizik ndaj gazetarit në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme