Google ADS

Sulmohet ekipi i RTK-së, reagon AGK-ja

14:59 | 11 Korrik 2022
A. B.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj ekipit të RTK-së.

“Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë.

Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës”, thuhet në njoftim.

AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme