Sulmohet ekipi i një mediumi kosovarë në veri, reagon AGK-ja

08:59 | 9 Dhjetor 2022
E.H

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të një mediumi kosovarë në veri të Mitrovicës.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja dhe producenti  u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit./arbresh.info/

Të ngjashme