Persona të panjohur kanë hedhur sulmuar ekipin e portalit arbresh.info derisa po raportonte për largimin e barrikadës në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
Gazetarja Sahide Dedushi dhe kameramani Pajtim Bejtullahu para pak minuta janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime.
Ndryshe, gjatë ditës së sotëm janë sulmuar edhe gazetarë të mediumeve të tjera, për çka edhe ka pasur reagime nga institucionet dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’u ofrojnë më shumë siguri kolegëve gazetarë gjatë raportimit për aksionin e sotëm./arbresh.info/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...