Autobusi i linjës Prishtinë-Vinë i kompanisë Bici.com është sulmuar për të dytën herë nga persona të panjohur në Kryshefc të Serbisë.
Lajmi për indeksonline e ka konfirmuar vetë pronari i kësaj kompanie Behxhet Bici, i cili ka bërë thirrje të hetohen këto raste sepse siç ka thënë ai mund të jenë më qëllime të caktuara.
“Sulmi ka ndodhur në Krushefc rreth orës 10:00, nga disa persona të cilët kanë hedhur një shihe e cila dyshohet se ka qenë e mbushur me gëlqere”, ka thënë Bici.
Ai ka shpjeguar se pak para sulmit një veturë e ka shoqëruar autobusin, ku pak minua pas disa persona të cilët ishin saj rrugës kanë sulmuar, duke i dëmtuar gjithë pjesën e përparme të gjamit.
“Autobusi tani është ndalur në vendin ku është sulmuar, sepse lëvizja në atë gjendje ka qenë e pa mundur për këtë arsye kemi dërguar një autobus tjetër i cili është rrugës për ti marrë udhëtarët për ti dërguar në destinacionon e tyre”, ka thënë ai.
Bisi ka pohuar se tani kanë njoftuar policisë serbe për incidentin dhe se kanë premtuar se do të nxjerrin nesër raporton për këtë rast.
“Një sulm i ngjashëm na ka ndodhur me datën 10 të këtij muaji në vendin e njëjtë ku është dëmtuar një xhamë anësor, por pasi dëmi ishte i vogël dhe nuk kishte të lënduar nuk jemi ndalur fare”, ka treguar Bici.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...