Sulmohet doktori në QKMF në Istog

09:59 | 10 Shkurt 2021
S D

Me datën  09.02.2021, në ora 15:00, raportohet se i dyshuari mashkull e  ka dërguar bashkëshorten e tij  në QKMF Istog, me që rast ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës  pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës, shkruan Arbresh.info.

Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme