Tre zyrtarë policorë janë sulmuar nga një burrë në Prishtinë.
Sipas policisë, derisa të dyshuarit po i shqiptohej gjoba, ai i ka sulmuar ata.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. UÇK, Prishtinë 31.10.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...