Qendra e Mjekësisë Familjare dhe Shkolla fillore e mesme e ultë ” Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, janë sulmuar nga persona të panjohur deri më tani. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës.
Tekniku medicinal i kësaj qendre, Orhan Dubovci, thotë se dëmet janë të vogla, por qëllimi i atyre që e sulmuan është që ta zhdukin këtë ambulancë, raporton RTV D.
Përfaqësuesi i lagjes “ Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, Gani Hysenaj, thotë se, ambulancën çdo herë po e sulmojnë në formën e njëjtë edhe pse është nën shërbim të gjitha komuniteteve.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha RTV Dukagjinit përmes telefonit, se nuk ka ndonjë të dyshuar ose të shoqëruar në polici për rastin në fjalë.
Kjo shkollë dhe kjo ambulantë janë institucionet e vetme shqipe në Mitrovicën Veriore, e sipas banorëve për këtë fakt edhe janë sulmuar.
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...