Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës, pas diskutimit të bordit të drejtorëve komunalë mbi këtë temë.
“Në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve njëzëri dënuan ashpër sulmin ndaj inspektorëve komunal që kishte ndodhur të shtunën më 23.06.2018, kur ata ishin duke kryer detyrën e tyre për largimin nga trotuaret dhe hapësirat tjera të ndaluara shitësit e pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në takimin e Bordit, fillimisht drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit Tafil Peci, i njoftoi anëtarët për aktivitetet e zhvilluara kulturore gjatë javës që shkoi, siç ishin Festivali Tradicional i Komedisë Shqiptare, Kolonia e Piktorëve të Artit Figurativ, Ekspozita e piktorëve boshnjak nga Rozhajë etj, duke i vlerësuar ato si të suksesshme.
Në vazhdim, drejtori i Drejtorisë për Financa, Shukri Gashi kërkoi nga drejtorët që të kryejnë obligimin e tyre për të dorëzua sa më parë planifikimet buxhetore. Ai kërkoi që të sqarohen edhe disa dilema lidhur me pagesën e shërbyesve civil për pjesëmarrëse në komisione të ndryshme, duke theksuar se është Rregullorja e Ministrisë së Financave ajo që nuk lejon pagesa të këtilla.
Të gjithë u dakorduan se këtë çështje duhet biseduar edhe me kryetarin e Komunës dhe duhet konsultuar Zyrën ligjore dhe shërbimet tjera relevante.
Anëtarët e Bordit diskutuan edhe lidhur me disa çështje tjera të rëndësishme nga fushëveprimi i drejtorive dhe institucioneve tjera që menaxhohen nga Komuna.
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj