Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri tha se Bashkimi Evropian duhet të lëviz me njohjen e pesë vendeve për Kosovën, duke shtuar se kjo gjë do të sjellte paqe në Ballkan.
“BE duhet të lëviz me njohjen e 5 vendeve të Kosovës. Ky do ishte kontribut për paqen në Ballkan, përndryshe do të përfundoj si dështuese e një dialogu që zgjati 12 vjet plus në fund tensione në rritje. Nëse nuk ndodh kjo zgjidhja do të jetë gjeopolitike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj tashmë kemi hyrë në epokën e luftës së ftoftë gjeopolitike mes perëndimit dhe lindjes, si dhe sulmi hegjemon i Serbisë ndaj Kosovës ishte nisje e tërheqjes së vijës gjeopolitike në Ballkan i nxitur nga Rusia.
“Tashmë kemi hyrë në epokën e luftës së ftohtë gjeopolitike mes perëndimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do të ndanë Ballkanin në këto linja. Ndërsa sulmi hegjemon i Serbisë ndaj Kosovës ishte nisje e tërheqjes së vijës gjeopolitike në Ballkan i nxitur nga Rusia; perëndimi duhet të veproj tani”, shkruan Tahiri./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...