Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për agresionin në Zveçan, ka thënë se qëllimi i Serbisë ka qenë Policia e Kosovës të shtien mbi Manastirin e Banjskës në mënyrë që të nis një luftë fetare në Kosovë.
Kurti tha se ky do të ishte skenari i përsosur në duart e presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili e ka Putinin e tij të vogël në Ballkanin Perëndimi, duke aluduar në presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ata kanë nevojë për luftë për të marrë Republikën Serbe dhe kështu e përdorën Radoiçiqin për të shkuar në manastirin ortodoks, duke shpresuar se policia jonë do të sulmojë manastirin, qëllojë në muret e manastirit, disa pelegrinë dhe peshkopë të lëndohen dhe pastaj të ketë një përhapje të fotografive të luftës fetare dhe Serbia që mbron krishterimin ortodoks, të cilat do të luanin në mënyrë të përsosur në duart e Putinit të Kremlinit dhe gjithashtu Kirilit, patriarkut të kishës ortodokse ruse”, ka deklaruar Kurti.
Sipas Kurtit ky ishte qëllimi i vërtetë i agresionit në Banjskë, të cilin e ka quajtur të dështuar.
“Ne morëm aktin e parë të dramës që u kthye në tragjedi për policin tonë dhe tre terroristë u eliminuan, disa prej tyre u arrestuan, shumica dërrmuese e tyre u arratisën”, tha Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti kërkon nga ndërkombëtarët që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...