Google ADS

Sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla: Ende nuk kemi veprime të BE-së për ndëshkimin e Serbisë

16:05 | 4 Mars 2024
E.H

Në pjesën e tretë në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” u zhvillua diskutim lidhur me luftën dhe Diplomacinë e Mbrojtjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri një kronologji të sulmeve në veri, derisa tha se Kosova është treguar e suksesshme, duke iu referuar si storie suksesi pas intervenimit të NATOS në vend.

“Serbia ka rol destruktiv në raport me Kosovën, nuk është vetëm Kosova por edhe Bosnja për shkak të rolit destruktiv të mbështetur nga Serbia. Nëse Mali i Zi nuk do ishte pjesë e NATOS çfarë mendimi do kishin malazezët për sigurinë, kjo është një argument se demokracia duhet të mbrohet, por ajo se çka është me rëndësi është se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së tani”, tha Sveçla.

“Me intervenimin e NATO-së, Kosovë paraqet një lëvizje demokratike, shtetet u bashkuan për të shërbyer në mbrojtjen e jetëve të njerëzve. Fal kësaj Kosova paraqet një histori suksesi suksesi. Ne jemi dëshmitar të shumë sfidave që po përballemi aktualisht, tre ditë para invazionit rus isha në një takim në Vjenë, ministra të punëve të brendshme dhe besohej se nuk do ndodhnin agresione, ndonëse indiciet ekzistonin se do sulmonin Ukrainën”, tha Sveçla.

Ministri e potencoi se mobilizimi nga bota demokratike ishte i vonshëm, megjithëse ishte për tu duartrokitur.

Gjithashtu, ai tha se Serbia dhe Rusia po e shfrytëzojnë njëra-tjetrën dhe kjo është një lloj hegjomonie.Sveçla veçoi edhe reagimin siç e quajti “të dobët” nga ana e BE-së, pas sulmit në veri të Mitrovicës.

“Ishte vështirë, po ashtu të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj këtij akti kryer nga Serbia. Ky lloj reagimi erdhi qe me 24 shtator të këtë një sulm terrorist duke bërë një invazion në Kosovë, skenar i përgatitur nga Serbia. Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE ndëshkuar Serbinë për këtë akt. Unë vërtetë besoj se pasiguria vjen nga aktet aventureske të Serbisë ndaj Kosovës. Ky është ballafaqim i vlerave, duhet të mobilizohemi për atë se çka duhet të arrijmë dhe të rrisim standardet tona. Në vitin 2008 Serbia ishte në harmonizim me sigurinë, sot ka renë në 95% ”, tha Sveçla./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme