Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Takimi i fundit Kurti-Vuqiq ishte në shtator të vitit të kaluar pak ditë para se të ndodhte sulmi, ndërsa nga atëherë nuk ka pasur një takim.
Pas takimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret ftesë nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që analistët kosovarë thonë se nëse do të ketë një ftesë për kryeministrin Kurti, ai nuk duhet ta refuzojë.
Takime të ndara ka zhvilluar krye diplomati evropian, Josep Borrell me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb këtë fundjavë në Munih.
Në takim me kryeministrin Kurti u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti në këtë takim, po ashtu, kërkoi heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Borrell tha se do të ishte i lumtur nëse një takim trepalësh do të ishte i mundur.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Borrell tha se pret një ftesë për në Bruksel gjatë ditëve në vijim.
Por sa janë gjasat për një takim trepalësh? Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se vendimet e mëdha sa i përket dialogut mund të merren vetëm pas takimeve trepalëshe.
“Një takim i tillë do të ishte më se i mirëseardhur. Në këtë moment është me rëndësi që të ketë një takim, sepse ka indikacione për përkeqësim të situatës. Është një tension shumë I madh mes Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë do të mund të përmirësohej vetëm me trajtim të problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë në një vend siç është Brukseli. Një takim sa më I shpejtë do të ishte më se i mirëseardhur”, tha Muhaxhiri.
Sipas tij, as Kosovës e as Serbisë nuk i konvenon një takim formal.
“Kryeministri Kurti gjithsesi do duhej ta pranonte ftesën, sepse me këtë do ta dëshmonte vullnetin e tij për të kontribuar në përmirësimin e situatës dhe për kërkimin e rrugëve dhe zgjidhjeve për të dalë nga kjo bllokadë aktuale. Gjithsesi suksesi i një takimi eventual do të varej edhe për mënyrën se si do përgatitej nga BE-ja, çfarë oferte do t’i bënte edhe Kosovës edhe Serbisë. Kjo do të ishte mënyra në të cilën përqindja e suksesit do të rritej maksimalisht, pasi as Kosovës as Serbisë nuk i konvenon një takim formal, sepse një gjë e tillë vetëm sa do ta vazhdonte bllokadën aktuale”, tha Muhaxhiri.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti e Vuçiq u ballafaquan për herë të parë në një vend, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, sulm ky që ndërpreu dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Hera e fundit kur Kurti e Vuçiq u takuan në Bruksel ishte data 14 shtator e vitit që lamë pas./rtk/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare