Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV), Armend Muja tha politika e paqësimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka dështuar.
Gjatë një interviste për Arbresh.info, i pyetur se si e ka parë reagimin e ndërkombëtarëve për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, deputeti tha se pati një korrektim, një hap pozitiv.
“Pat një korrektim pati ca hapa inkurajuese , një hap pozitiv. Ajo çfarë është e rëndësishme të potencohet se pati një degradim të pozicionit të disa vendeve, mendoj që ngjarjet e së dielës janë një moment reflektimi që qasja e tyre zyrtarisht ka dështuar”, shprehet Muja.
Sa i përket deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, për pamjet ku shihet Radoiçiq në Banjskë, i cili tha se është e rëndësishme të përmbyllen hetimet, s’do të marrim vendime në bazë të një videoje, Muja e sheh si deklaratë të marrë.
“Kështu paska thënë, deklaratë e marrë, ata e dinë shumë mirë që agresioni ishte duke vazhduar që një kohë, që nga viti 2014, kur Serbia vrau Dimitro Janiqeviq, pastaj Oliver Ivanoviqin, e më pas policin tonë Enver Zymberin, dhjetëra vetura të djegura në veri, sulmi ndaj KFOR-it, dhe ndaj gazetarëve dhe e fundit ngjarja e së dielës”, tha Muja.
Tutje deputeti tha se ajo që është evidente dhe të gjithë e kanë parë është që politika e paqësimit të Vuçiqit ka dështuar të dielën e 24 shtatorit.
“Ajo që është evidente dhe të gjithë e kanë parë është që politika e paqësimit të Vuçiqit ka dështuar të dielën, dhe duhet të ndryshojë qasjen për hir të demokracisë dhe paqes në Ballkanin perëndimor”, përfundoi Muja,
Për deklaratën e zëdhënësit të BE-së lidhur me situatën në veri, pati kritika edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj.
Lekaj tha se BE s’ka gjykuar drejtë, duhet të ndryshojnë sepse Serbia sulm terrorist ka kryer dhe duhet ta dënojë fuqishëm.
“Sa i përket deklarimeve të Bashkimit Evropian ka qenë e balancuar dhe jo të gjykojnë ashtu siç ka qenë dhe duhet të ndryshojnë sepse sulm terrorist ka kryer Serbia direkt shteti i Serbisë që kanë qenë të shtyrë bandat nga vetë Vuçiqi dhe nuk mund t’i ikim kësaj, prandaj ne duhet ta vlerësojmë situatën e ditës së dielë si agresion të një shteti të Serbisë në Kosovë dhe nuk do mend që Bashkimi Evropian duhet ta dënoj ma fuqishëm”, shprehet Lekaj.
Sipas tij, pikërisht për këtë situatë AAK ka kërkuar hetim ndërkombëtarë.
“Sa i përket deklaratës të zotëri Peterstano, mendoj që ata nuk janë ngutur për shkak të hetimit dhe mu për këtë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtarë që të zbardhet e tërë ajo që ka ndodhur nga grupi terrorist i dirigjuar nga shteti serb”, tha ai.
Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit u krye një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup kriminelësh serb lanë të vdekur, heroin Afrim Bunjaku.
Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.
Dita e hënë ishte ditë zie në Kosovë, në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten një rezolutë, e cila e dënon sulmin ndaj në Banjskë dhe përmend nevojën e një hetimi ndërkombëtar për Serbinë dhe rolin e saj në këtë sulm./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë