Google ADS

Sulmi nga Irani, ministri i Jashtëm i Izraelit falënderon Kurtin për mbështetje

10:35 | 2 Tetor 2024
E.G

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz ka falënderuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për mbështetjen për shtetin e Izraelit pas sulmit nga Irani.

Duke shpërndarë postimin e Kurtit, ai shkruan se e gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes, para se të jetë tepër vonë, shkruan Arbresh.info.

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti. Mbështetja dhe solidariteti nga liderët dhe kombet anembanë botës nuk do të harrohet kurrë. Ne e dimë se kush janë miqtë tanë. Regjimi i Ajatollahut ka kaluar vijën e kuqe – dhe shteti i Izraelit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë sulmit brutal të Iranit ndaj qytetarëve tanë.”, shkruan ministri izraelit.

“E gjithë bota e lirë duhet të qëndrojë me Izraelin për të ndaluar boshtin iranian të së keqes – para se të jetë tepër vonë”, shton ai.

Ndryshe, të martën kryeministri i vendit, Albin Kurti me anë të një postimi në “X”, është shprehur i shqetësuar për sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Kurti theksoi se mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, kishte shkruar Kurti./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Izraeli sulmohet me raketa nga Irani

Izraeli sulmohet me raketa nga Irani

Të ngjashme