Google ADS

Sulmi në Londër i drejtuar kundër vlerave që përfaqëson Britania e Madhe

21:57 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas sulmit të dyshuar si terrorist, që ndodhi sot në Londër. Ajo ka thënë se sulmi në Londër, është sulm i rëndë terrorist, i drejtuar kundër vlerave që përfaqëson Britania e Madhe.

“Sulmi në Londër, është sulm i rëndë terrorist, i drejtuar kundër vlerave që përfaqëson Britania e Madhe. Jemi të tronditur dhe bashkëndjejmë me familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist, duke u lutur për të lënduarit të kenë shërim të shpejtë”, ka shkruar ministrja Hoxha në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme