Sulmi në Gllogjan, ambasadori gjerman: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

13:30 | 27 Nëntor 2021
A. B.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde është shprehur i tronditur me tragjedinë në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë pas sulmit me armë ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

Rohde në një postim në Twitter ka thënë se autorët duhet të sillen sa më parë para drejtësisë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa i ka uruar shërim nxënësit të plagosur.

Postimi i plotë i Rohdes:

I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme