Sulmi ndaj Valon Sylës, reagon ambasada amerikane

13:11 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj gazetarit Valon Syla, i cili u sulmua të martën mbrëma.

Në Facebook, ambasada amerikane ka deklaruar se sulmet ndaj gazetarëve dhe ndërhyrja në lirinë e shprehjes shkel parimet demokratike.

Kjo sepse mediat mbrojnë të drejtat të gjithë qytetarëve.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme