Në orët e para të mëngjesit të së dielës persona të panjohur për organet e hetuesisë kosovare, kanë sulmuar Shtëpinë e Shëndetit dhe shkollën fillore në Kodrën e Minatorëve në Veri të Mitrovicës
Persona deri tash të panjohur, tentuan edhe ta djegin këtë qendër në lagjen Kodra e Minatorëve e cila shërben edhe si shkollë për nxënësit shqiptar.
Për të kontrolluar që gjithçka është në rregull kishte dal në terren edhe Policia Italiane.
Ky rast që nuk është i vetmi, ka shqetësuar banorët e lagjes së Minatorëve.
Qytetarët serbë të cilët banojnë shumë pranë këtij objekti, kanë fajësuar shqiptarët për incidentin e ndodhur.
Por shqiptarët thotë se ky sulm e kanë bërë serbët.
Tekniku i medicional i kësaj QMF-je, Orhan Dubovci, thotë se ky sulm lidhet me përvjetorin e trazirave të marsit 2004.
“Patjetër që ky lajm ka të bëjë më trazirat e marsit të vitit 2004. Pikërisht në ditën e përvjetorit ka ndodhur rasti”, ka thënë Dubovi për T7.
Policia e Kosovës pos që ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nuk ka arrestuar askë lidhur me rastin.
Por ajo që dihet është se sulmuesit kanë gjuajtur me pjesë betoni dhe mjete tjera të forta dritaret e objektit të shkollës dhe të ambulantes.
Kjo QMF, është sulmuar edhe më herët. Ngjarja e fundit e raportuar ka ndodhur më 2 tetor të vitit të kaluar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...