Policia e Kosovës ka intervistuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj infermierit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për arbresh.info se një person është intervistuar dhe më pas dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Zahiti, tha se hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim e sipër
“Sulmi është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar, pasi ai ka qenë në krye të detyrës si punonjës i spitalit. Është identifikuar një person në cilësi të dyshimtit, është intervistuar, është proceduar dhe është liruar në procedurë të rregullt. Zyrtarisht në cilësi të dyshimtit është intervistuar vetëm një person, ku me urdhër të prokurorit është liruar, do të thotë se tash vazhdojnë hetimet. Ngjarja ka ndodhur brenda Spitalit në lidhje me shërbimin.”, ka thënë Zahiti .
ndryshe, në reagimin e spirtalit thuhet se mëngjesin e sotëm një infermier është sulmuar nga pesë persona në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Në reagimin e Spitalit të Mitrovicës, thuhet se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit. Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës./arbresh.info/
LEXI EDHE
Sulmohet një infermier i Spitalit të Mitrovicës nga pesë persona – Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League