Policia e Kosovës ka bërë të ditur se suspenduar një rreshter policor, pas sulmit ndaj gazetarit, Vullnet Krasniqi dhe një kameramanit.
Rreshteri policor është suspenduar për 72 orë, pasi nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit, shkruan Arbresh.info.
“Suspendohet një zyrtar policor në Prizren sepse nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit. Dje më datë 11.08.2023 në Prizren është organizuar një protesta kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren. Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij. Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, thuhet ndër të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit