Google ADS

Sulmi ndaj doganierëve në Jarinje, policia jep detaje

19:13 | 17 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës ka dhënë informacione për sulmin ndaj zyrtarëve kufitar në Jarinije.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani për arbresh.info bën të  ditur se në predhe e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar.

Kelani thotë se dyshohet që predha ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

Nuk ka persona të lënduar dhe hetimet për rastin kanë filluar.

“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka godit një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS. Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardh nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar. Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”, tha Kelani për arbresh.info/

Të ngjashme