Ministria për Dialog, Edita Tahiri ka theksuar se dialogu është i pezulluar dhe i tillë do të mbetet duke respektuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës.
Tahiri në një prononcim për Indeksonline ka komentuar edhe provokimet e fundit nga serbët drejtuar qytetarëve të Kosovës, që i janë bërë me sulmimin e autobusëve përgjatë kalimit të tyre në territorin serb.
“Sa i takon sulmit ndaj autobusit me udhëtar shqiptar në Serbi, ky është nja akt i dënueshëm dhe i papranueshëm dhe është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë”, ka thënë Tahiri.
Ministrja Tahiri ka shtuar gjithashtu se në këtë kohë kur situata në marrëdhëniet në mes dy shteteve është qetësuar pas ndërhyrjeve të BE-së, këto incidente janë të dëmshme.
“Më e rrezikshmja është fushata nacionaliste e kryer nga serbi Vuçiq, i cili me qëllim të përfitimeve politike po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon pa menduar fare se kjo paqe është bërë me shumë mund nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga përfundimi i luftërave në rajon”, ka shtuar Tahiri.
Duhet përkujtuar që provokimet e tilla të Serbisë gjatë kohës së fundit në vend kanë qenë tejet të pranishme, si ato me fletëarreste, treni i nisur nga Beogradi si dhe muri në Mitrovicë.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës