Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e therjes në Ferizaj.
Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri për Arbresh.info tha se dje është arrestuar një person i cili më pas është liruar mëngjesin e sotëm.
Ndërkaq, tha se hetimet janë duke u zhvilluar drejt personit të dytë.
“Fillimisht reagimet fillestare në grumbullim të hetimeve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, rasti natyra që ka qenë bukur i rëndë. Policia ka reagu me shpejtësi, bazuar në përshkrimin, shikimit të kamerave, videoincizimeve nga tereni , në orët e mëvonshme është arrestuar personi i dytë. Personi i parë i cili është arrestuar sot është liruar në mëngjes. Kurse hetimet janë duke vazhdu kundrejt personit të dytë.”, tha Jahiri për Arbresh.info.
“Personi i dytë është në ndalim”, tha ai.
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Prokuroria e Ferizajt.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari tha se i dyshuari kryesor Fadil Islami i cili është duke pritur të intervistohet.
LEXO EDHE:
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor