Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura

08:51 | 29 Nëntor 2024
K.B

Një sulm me granatë dore ka dëmtuar objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky sulm, ndërsa bëri të ditur se policia është duke e hetuar rastin.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit. Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, konfirmoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme