Për mbi dy dekada, situata në veri të Kosovës ka qenë gjithmonë e tensionuar, e nën rrezik për de përshkallëzim.
Kjo pasi grupet kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Serbia, kishin marrë nën kontroll këtë pjesë të vendit, duke e bërë ‘pronë të tyre’, pjesë kjo që lulëzonte nga kontrabandat ilegale dhe jo vetëm.
Tani, situata është më ndryshe, që pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, po ashtu u arrestuan e u vranë disa terroristë serbë.
Pas kësaj ngjarje që ngriti gjithë arenën ndërkombëtare në këmbë, qetësia mbizotëronte atë pjesë të vendit duke mos u regjistruar asnjë incident i rëndë, deri në mbrëmjen e së hënës.
Në mbrëmjen e 15 janarit rreth orës 23:50 një granatë dore ka shpërthyer tek një lokal i njohur me emrin ‘Bisevac’ në Mitrovicën e veriut, ku sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale lëndime kanë marr edhe dy persona të nacionalitetit serb.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi kur këta të fundit me të dal nga lokali i lartcekur, një veturë u është afruar dhe ka hedhur një granatë dorë në drejtim të tyre.
Si pasojë e kësaj, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime më të rënda, teksa që të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
E ky shpërthim, nga politikania serbe, Nada Trajkoviq, ishte një mesazh për serbët në veri që mund të kalojnë si politikani serb Oliver Ivanoviq, i cili u vra gjashtë vjet më parë.
“Ky është një mesazh, para së gjithash, për serbët nga veriu i Kosovës: “Ne jemi këtu! Nëse nuk jeni besnik në një masë të mirë, mund të kaloni të njëjtën rrugë si Oliveri”, tha Trajkoviq.
Ndryshe, stabiliteti në pjesën veriore padyshim që nuk u konvenon grupeve kriminale, të cilat kryejnë veprimtari ilegale në atë zonë të banuar me shumicë serbe.
Nuk ishte Policia e Kosovës i vetmi organ i sigurisë, i cili u sulmua e disa edhe u vranë nga bandat kriminale.
Në verën e kaluar, protestuesit serb sulmuan edhe trupat ushtarake të KFOR-it, të cilët disa prej tyre edhe pësuan lëndime të rënda.
Këto ngjarje, kanë bërë që të rritet numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë, të cilët në shumicën e kohës patrullojnë dhe kryejnë stërvitje ushtarake në zonën administrative që lidhë Kosovën me Serbinë.
Përveç kësaj, Kosova po paralajmëron për sulme të tjera nga Serbia për të cilat organet e sigurisë thonë se janë të përgatitur për çdo kundërsulm./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën