Humanistja dhe deputetja Flora Brovina, ka folur për rastin e Sirisë ku dje gjatë ditës kanë vdekur më shumë se 100 persona si pasojë e armëve kimike.
“Bota duhet të përgjigjet ndaj të keqes që po ndodh në Siri, sidomos ndaj fëmijëve, grave dhe pleqve”.
“Arma më e rendë në luftë janë armët helmuese”.
“Jam e tronditur nga vdekja e një numri kaq të madh të të pafajshmëve”.
Brovina për këtë rast ka ngritur paralele edhe me rastin e Kosovës, kur në vitin 1990 ishin helmuar shumë fëmijë nga forcat serbe, njofton Klan Kosova.
“Kjo situatë ma kujton edhe Kosovën e viteve 1990 kur u helmuan rreth 8000 fëmijë në Kosovë”.
“Rasti i helmimeve në Kosovë nuk është vërtetuar asnjëherë si duhet, sepse menjëherë pas këtij momenti edhe mjekët janë larguar nga puna”.
Brovina këto komente i ka bëtë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.
Ajo tha se bota duhet të reagojë më shpejtë sepse helmi nuk mund te hiqet shpejtë nga ata që kanë mbijetuar.
“Besoj që bota të reagojë më shpejtë, sepse helmi nuk hiqet aq shpejtë dhe mund të lë pasoja për gjithë jetën”.
“Nëse dihet saktë cili helm është, atëherë mund të gjendet ilaçi”.
“Është e mundur të ju ofrohet ndihma, por është pak e mundur – helmet e luftës e kanë idenë e shkatërrimit”.
Brovina, me vete kishte marrë edhe një libër ku tregoi disa fakte interesante për atë se si në mënyrë ilegale kishte mbajtur shënime për fëmijët që ishin helmuar gjatë luftës në Kosovë.
“E kam edhe studimin i cili do të dalë edhe në formë të librit, përmes të cilit besoj se do të ngritët aktakuzë për helmimet që kishin ndodh në Kosovë”.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...