Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit duke thënë se ishte një sulm ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se vlerat tona të përbashkëta po cenohen dhe Kosova duhet të rreshtohet pa mëdyshje me NATO-n, SHBA-të dhe Izraelin, përcjell Arbresh.info.
“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë”, ka thënë Haradinaj.
“Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, shtoi ai./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...