Sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ishte shkak i përplasjes ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi me kryesuesen e Bordit të AKK-së, Naime Bunjaku-Isufi.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kërkoi përgjigje lidhur me emërimin e Selajdin Beqës në pozitën e drejtorit, pas ngritjes së aktakuzës për sulm ndaj zyrtarit, Shemsi Elezi, raporton Ekonomia Online.
“Me çfarë bazë keni emëru drejtor të akuzuarin”, tha Bunjaku-Rexhepi.
“Ne jemi sot kemi ardhur tu përgjigjemi për këtë raport, në lidhje me këtë janë organet hetimore”, tha Isufi.
“Çka pyes është problemi im, ne e dimë që drejtori ka pas rrahje, nuk është e mundur me prit organet hetimore, me çfarë të drejte ke emëru drejtor dikë që ka sulmuar një zyrtar”, ia ktheu Bunjaku.
“Ti po vëzhgon pa autorizim trego vendimin, a e din çka ke bo”, shtoi deputetja.
“Nuk është e vërtetë, jam përgatit për planin. Do ta sjellim me shkrim, kem vendim”, tha kryetarja e AKK-së.
Detaje për emërimin e Beqës në krye të këtij institucioni, foli Zafije Osdautaj.
“Kryetarja e ka emëruar drejtorin dhe nuk është konsulutar me neve edhe përkundër që kemi insistuar që të pritet, komisoni i jashtëm nuk është formuar në bazë të. rregullt, ne kemi qenë kundër, vëtëm kur e kemi parë që është bërë drejtor”, tha Osdautaj nga AKK.
Ndërsa deputeti i VV-së, Driton Hyseni ka deklaruar lidhur me këtë se nësë ligji nuk e parasheh nuk është e nevojshme të merret pëlqim, kurse deputetja Bunjaku i tha të lexojë ligjin, duke i kërkuar që mos të ndërhyjë në diskutimin e saj.
Në replikë e tutje, Bunjaku ka shtuar se drejtori që është i akuzuar nuk ka të drejtën e fjalës.
“Sa i përket kësaj situate juridike, kjo që po e potenconi deputete, pa dashur ta bëjë avokatin, jam jurist. Po kyçem tek ligji për zyrtarë publik dhe mbrojtjen e konkurrencës, ngjarja që ka ndodhë, ligji e njeh edhe heshtje administrative në një mënyrë. Tash nuk po e di a e ka menduar kështu kryetarja, apo ka qenë në momentin e fundit, ka qenë një konkurs ku i janë nënshtruar kandidatët”, tha juristi Florent Mehmeti nga AKRK.
Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Selajdin Beqa dyshohet se ka sulmuar me grushte Shemsi Elezin, drejtor në Departamentin e Mbikëqyrjes së Tregut në AKK.
Elezi ka thënë se Selajdin Beqa e ka sulmuar me grushte prapa shpinës dhe në kokë disa herë në korridorin e institucionit ku punojnë.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...