Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq, tha se në veri të Kosovës po zhvillohet një luftë e pamëshirshme dhe sipas saj, Beogradi nuk ishte i befasuar nga ky konflikti i armatosur.
Trajoviq për mediumin serb N1 tha se aksioni nuk ishte i përgatitur sa duhet nga serbët dhe se do t’i shkaktonte një goditje të madhe Beogradit, transmeton Arbresh.info.
“Prandaj heshti dhe prandaj të gjithë hoqën dorë nga serbët nga Kosova, ata fjalë për fjalë i lanë vetëm”, tha Trajkoviq për sulmin terrorist në veri.
Duke komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, Trajkoviq tha se sot ajo e di që presidenti heq dorë nga serbët nga Kosova, se ata kanë bërë gjithçka vetë dhe se shteti nuk ka të bëjë me të.
“Unë do të negocioj, por nuk kam asgjë me atë që po bëni tani”, tha Trajkoviq duke komentuar fjalët e Vuçiqit.
“Kemi vrasjen e një polici, e cila është krejtësisht e dënueshme dhe e papranueshme, një kishë që tha se nuk kishte lidhje me atë grup, një president që mendon se janë serbë vendas me të cilët nuk kemi çfarë të bëjmë. Sot kemi tre serbë të vrarë, ka zëra për më shumë, kam informacione që thonë se ka më shumë. Është mirë që dikush negocioi dhe punoi për ta nxjerrë atë grup nga Manastiri”, theksoi Trajkoviç.
Sipas saj, ka shumë gjasa që përfaqësuesit ndërkombëtarë në thelb kanë ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve që ishin të vendosur të luftonin deri në fund.
“Pajisja e policisë së Kosovës është në nivel të lartë, si mendoni se do të dukej Serbia sot po të kishim 30 serbë të vrarë, në anën tjetër shqiptarë të vrarë.
Sipas saj, pjesëtarët e policisë së Kosovës sigurisht që nuk do të punonin në një projekt për nxjerrjen e njerëzve që vranë kolegët e tyre.
“Ata mund të jenë vetëm në Serbinë qendrore dhe të merren nga autoritetet e sigurisë – BIA, policia, gjyqësori, në mënyrë që të kryhen procedura që do t’i thërrasin këta njerëz në përgjegjësi”, tha Trajkoviq, duke deklaruar se shteti përgjegjës duhet të përcaktojë se kush qëndron pas saj.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend