Sulmet terroriste në veri – Rama tregon nëse ka folur me Vuçiqin

12:53 | 28 Shtator 2023
E.H

Në një konferencë për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar nëse ka komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Rama tha se marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare dhe sipas tij, duam apo nuk duam Serbia është fqinje me ne dhe presidentin e saj nuk e zgjedh dot askush, madje as Albin Kurti.

Lexo edhe:

“Qëndrimi për Kosovën nuk u prit mirë nga Brukseli”, Rama: BE të dënojë vrasjen e efektivit dhe ditën e zisë kombëtare në Serbi

“Unë nuk kam thënë se nuk do të ketë asnjë të shtënë, unë kam thënë të kundërtën, veriu i Kosovës, do të degradojë. Unë kam thënë që ushtria e rregullt serbe nuk do të futet dot. Unë jam kryeministri i Republikës të Shqipërisë, dua ta përsërisë këtë, sepse marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare, nevojat e vendit që unë zgjedh të udhëheq. Kështu që presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Albin Kurti dhe as ata që do të donin të ishte dikush tjetër, u shpreh Rama.

Lexo edhe:

Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

“Duam apo nuk duam Serbia është aty fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç se ato që vijnë nga interesat kombëtare dhe nga detyrimi i asaj për të qene një vend gjithmonë e më i mirë për fëmijët e vetë dhe për vazhduar të kërkojë paqen kombëtare. Kush në Kosovë sot mendon që çfarë bëj unë, nesër do ta kuptoj që Shqipëria kështu është më e nevojshme dhe më e vlefshme në krah të Kosovës“, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme