Sulmet terroriste në veri, deputeti gjerman: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë

10:53 | 25 Shtator 2023
E.H

Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka thënë se për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, përgjegjësia është e Serbisë dhe e regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka akuzuar shtetin serb se po bënë lojë të dyfishtë me Kishën Ortodokse, shkruan Arbresh.info.

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka thënë Mijatoviq./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme