Pas ambulancës dhe një shtëpie, në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, flaka sot iu vu edhe një barakës-shkollë.
Drejtuesit e këtij institucioni por edhe përfaqësuesit e lagjes, gjithë këtë e shohin si fushatë kundër shqiptarëve që në atë pjesë janë pakicë, njofton Klan Kosova.
Florent Azemi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicën Veriore, ka thënë se këto incidente kanë lidhje më njëra-tjetrën.
“Në një vend të vogël si në Mitrovicën Veriore nuk është problem të identifikohen keqbërësit”.
“Ne nuk mund të themi se kush, pasi këtë përgjegjësi e kanë institucionet”.
“Këta të ri janë të instrumentalizuar, janë të rinj që gjithë natën rrinë rrugëve”.
Këto komente Azemi i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.
Ai tutje ka thënë se në pjesën veriore që tri vjet jeta është pasivizuar dhe kjo pjesë e vendit nuk ka mbikëqyrje institucionale.
“Këto incidente nuk duhet të ndalin punimet në Urën e Ibrit”.
“Dihet se në të kaluarën nga këto incidente edhe ka eskaluar situate”.
“Barra ma e madh për këto incidente i shkon Isa Mustafës, i cili për asnjë moment nuk gjeti kohë të na vizitojë në Veri”.
Azemi kritika nuk ka pasur edhe për Veselin e Thaçin duke thënë se Veseli është i pranishëm tek ta, ndërsa Thaçi i kishte vizituar në të kaluarën kur mbante postin e kryeministrit.