Google ADS

Sulmet në veri, Maqedonci: Dorasit janë kriminelë të dirigjuar nga Beogradi, kanë qëllim destabilizimin e vendit

15:01 | 24 Shtator 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos, duke thënë se dorasit janë kriminelë të dirigjuar nga Beogradi, që për qëllim kanë destabilizimin e vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci theksoi se kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen, përcjell Arbresh.info

“Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore. Siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme