Sulmet e shpresës

07:59 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Para 19 vjetëve, përkatësisht më 24 mars 1999, në orën 19:00, forcat e NATO-s kishin filluar sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet vazhduan për 78 ditë rresht, të cilat rezultuan me çlirimin e vendit.

Agim Berberi nga Gjakova, fotoja e të cilit u botua në mediet ndërkombëtare ku me dy duart lart hidhej mbi makinat e NATO-s, tregon për tmerrin e përjetuar gjatë luftës dhe momentet e gëzimit kur kishte parë forcat e Aleancës duke hyrë në vende, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

24 marsi i vitit 1999 edhe sot pas 19 vjetëve është në mendjen e Agim Berberit nga Gjakova, shqiptarit i cili u bë i njohur për të gjithë botën ditën ku me dy duart lart hidhej mbi makinat e NATO-s, pas sulmeve të pareshtura 78-ditore ndaj caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Berberi me lot në sy ka rrëfyer keqtrajtimet që ai kishte pasur nga forcat paramilitare serbe, të cilat edhe ia kishin përkeqësuar gjendjen e tij psikike.

Edhe sot e kësaj dite ai ngrit duart lart dhe me fjalën NATO shprehet falënderues për të gjithë ata që kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme