Me sulme kibernetike sot gjatë ditës është ballafaquar edhe Sulme kibernetikepër çka ka pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve.
Përmes një njoftimi zyrtar nga Telekomi është bërë e ditur që sulmi ka filluar qysh nga ora 08:00 e mëngjesit, derisa thuhet se ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe po merren me parandalimin përfundimtar të sulmit.
Për këtë çështje Telekomi i Kosovës ka thënë se qytetarët do t’i mbajë të informuar.
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 08:00 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marr intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...