Sulm ndaj personit zyrtar, arresohet i dyshuari

08:27 | 21 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, personi ka qenë në gjendje të droguar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 21.02.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme