Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar dy femra pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore pas një mosmarrëveshje në stacionin policor.
Zyrtaret policore kanë pranuar trajtim mjekësor pas disa lëndimeve të lehta trupore.
Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.
“Rr. Marie Shllaku, Mitrovicë Jugu 24.01.2024 – 07:40. Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...