Google ADS

Sulm i armatosur në një bankë në Gjermani

14:55 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Një grabitës me armë ka hyrë në bankë në qytetin jugor të Waldshutit, transmeton portali arbresh.info.

Dy punonjës të bankës janë ende brenda ndërtesës, thuhet në deklaratën  e policisë.

Bëhet e ditur që policia ka shkëmbyer zjarr me grabitësin. Besohet që ai është plagosur gjatë këtij shkëmbimi.

Policia ka bllokuar bankën dhe ka vënë kordonin përreth zonës. Ndërsa nga banorët kanë kërkuar të mos afrohen në këtë zonë për shkak të operacionit policor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme