Sulm fizik ndaj policëve mitrovicas, njëri goditet me shqelm për toke

20:25 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht ndërsa po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në Mitrovicë.

Raportohet se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje mes disa qytetarëve me policinë, për shkak të zonës së parkingut.

Siç shihet në pamjet e Jepi Zë, policia ndalon një person dhe provon ta nxjerrin nga vetura pas rezistencës, por rreziku erdhi nga ana tjetër.

Një tjetër person godet policin me shqelm dhe e gjuan përtoke. Polici i drejton armën për ta ndalur por ai vazhdon përsëri.

 

Të ngjashme