Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas një sulmi fizik që u bë ndaj një mjeku në QKMF-në e kësaj komune.
Bulliqi përmes një postimi në ‘facebook’, tha se sulmi ndaj mjekut është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.
Tutje ai kërkoi nga organet e rendit të marrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.
Postimi i tij i plotë:
Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.
Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe